Mustafa – LVV-së: Mbajeni në mend këtë marrëzi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pasi Kuvendi nuk e ka kaluar Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Mustafa tha se këtë marrëzi duhet ta mbajnë në mend deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“LVV votoi KUNDËR. Mbajeni mend këtë marrëzi” ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Postimi i plotë:

LVV votoi KUNDËR.

Mbajeni mend këtë marrëzi.