Topi po shkonte drejt rrjetës, s’do ta besoni veprimin e sulmuesit (video)

Tifozët e skuadrës angleze, Leyton Orient kanë mbetur të shokuar nga një rast i humbur së fundmi nga sulmuesi i ekipit të tyre James Alabi në ndeshjen ndaj Southend United.

Në minutën e 53-të, Matt Harrold godet mjaft mirë me kokë, teksa topi po shkonte drejt rrjetës, por Alabi del papritur në cepin e portës duke e goditur topin dhe duke ja dhënë në duar portierit kundërshtar.

Rasti ka bërë xhiron e botës, ndërkohë që ky episod nuk ndikoi shumë pasi Leyton fitoi 2-0. /Koha Jone/

https://streamable.com/pwt3r