Tornado e fuqishme në Luksenburg ka plagosur 19 njerëz (video)

Në Luksemburg, një tornado e fuqishme dhe e pazakontë ka plagosur të premten 19 njerëz, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Tornado goditi komunitetet Pettingen dhe Kaerjeng në jugperëndim të Luksemburgut duke shkatërruar rreth 100 shtëpi, sipas medias.

Një banore ishte në makinën e saj kur goditi stuhia dhe arriti të filmonte skenën e llahtarshme./VOA