Skandali i ambasadorit Berisha| Baraliu: A janë dhuruar paratë serbe për fushatën e Vetëvendosjes?

Analisti Bleron Baraliu ka reaguar pas skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci,  Martin Berishaj, i cili po akuzohet për një skandal të madh financiar në Slloveni.

Madje, Baraliu ndihet i shqetësuar se pse Martin Berishaj dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk po reagon.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Për se nuk po përgjigjet në akuza ende Martin Berishaj?!  Unë them para se me kryqëzu një njeri për krime të supozuara, në minimum duhet të presim për të dëgjuar rrëfimin e tij/saj.  Por më shqetëson fakti që MB po hesht!

Çka më shqetëson edhe më frikshëm është pyetja se, vallë, a ekziston rreziku se MB ka dhuruar nga këto para serbe për fushatën e VVsë?!  MB ka qenë kaherë mik i ngushtë i Kurtit dhe VVsë – nëse hesht Martini, nuk e di pse po hesht rdhe Albini?!