Tragjedi në Greqi/ Fundoset anija, raportohet për 17 të vdekur

Një anije peshkimi është fundosur në ujërat e detit Mesdhe në Kalamata të Greqisë. Sipas njoftimeve paraprake mësohet se ka 17 të vdekur.

Sipas rojës bregdetare greke, një peshkarexhë e nisur nga Libia u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pilos.