Tragjedia e Bejrutit, mbi 70 të vdekur, shpërthimi erdhi nga 2750 ton eksploziv

Shpërthimi i fuqishëm që ka goditur Beirutin, kryeqytetin e Libanit, pasditen e sotme ka marrë jetën e 73 personave deri më tani.

Gjithashtu, ministri i brendshëm libanez ka njoftuar se rreth 3000 persona kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me shkakun e shpërthimit ende nuk ka version zyrtar të autoriteteve të brendshme, por dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një depo të fishekzjarrëve.

Shpërthimi ka ndodhur pranë portit dhe ka shkatërruar një zonë të konsiderueshme të kryeqytetit libanez. Forca goditëse e shpërthimit u krahasua me një tërmet 4.5 ballë i shkallës rihter.

Guvernatori i libanit u shpreh në lot se ajo që ka ndodhur është njësoj si në Hiroshimën e Luftës së Dytë Botërore, për nga fuqia e shpërthimit dhe intensiteti i përhapjes së valës goditëse deri në disa kilometra.

Shpërthimi është ndjerë deri në Qipro, 240 km larg. Presidenti i vendit ka denoncuar ashpër faktin se mijëra ton eksplozivë mbaheshin të pasiguruara mirë në depozitat pranë portit. Raportimet flasin për 2750 ton lëndë shpërthyese.

Bejruti është në kaos. Dhe është e vështirë të ketë transparencë se çfarë po ndodh./mapo.al