Tragjedia në Indonezi, shkon në 174 numri i viktimave (VIDEO)

Ka shkuar në 174, numri i viktimave në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda të sportit në botë.

Rreth 180 persona u lënduan gjithashtu në përplasjen, pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve të shtunën në Malang, Java Lindore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Raportet fillestare ishin se numri i të vdekurve është rreth 130, por Emil Dardak, zëvendësguvernatori i Java-s Lindore, më vonë njoftoi një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, duke shtuar se 11 persona të tjerë janë të plagosur rëndë.