Tragjedia në Kanada, Ambasada e Kosovës thotë se bashkatdhetarët atje janë mirë

Ambasada e Kosovës në Otavë-Kanada ka informuar se bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje janë mirë dhe në vende të sigurta.

Njoftimi i ambasadës ka ardhur pas tragjedisë së mbrëmshme në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë, ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

“Duke njoftuar se ne provincën e Saskatchewan jetojnë rreth 50 familje shqiptare, Ambasada e Republikës së Kosovës në Otava, konfirmon se komunikimi me të njëjtët po zhvillohet normalisht, gjersa po përcillet tutje situata e sigurisë në rajonin e Regjinas.”, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, Otava.