Tragjike/ 15-vjeçarja humb jetën pasi bie nga një objekt në Prishtinë

Një e mitur dyshohet se ka rënë nga një objekt sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe ka humbur jetën.

E njëjta është dërguar pa shenja jete në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur rreth orës 22:20.