Vetuar godet dy këmbësorë në Ferizaj

Një veturë ka shkelur dy këmbësore në rrugën “12 qershori” në Ferizaj.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Agim Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Rreth orës 16:00, një veturë i ka goditur 2 këmbësore, ato kanë pësuar lëndime të lehta trupore, aktualisht janë në trajtim mjekësor, pritet për pak minuta të kthehen në shtëpi”, ka thënë Gashi për klankosova.tv