Tragjike: 18-vjeçari humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadin të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të marrë në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për një 18 vjeçar i cili ishte punëtor i kompanisë Sela Impex, e cila e ka bazën në Nikadin të Ferizajt.

I riu sipas burimeve të Gazetës Sinjali në Emergjencës është dërguar pa shenja jete. Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhe kompaninë ferizajase të prodhimit të mobiljeve – nga aty nuk kanë pranuar tash për tash të flasin për rastin duke thënë se “janë të shqetësuar”.