Tragjike: Aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes një fëmijë 5-vjeçar

Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist.

Njoftimi i plotë:

Aksident trafiku me fatalitet

Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçarë.