Tragjike: Humb jetën 60-vjeçari nga Mitrovica, e zuri traktori derisa po punonte në ara

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Një burrë 60-vjeçar është shtypur nga traktori me të cilin po punonte dhe si pasojë e lëndimeve ai ka ndërruar jetë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dyshimet janë se viktima është rrëzuar fillimisht nga traktori, i cili pastaj e ka shtypur dhe si pasojë 60-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari ka qenë duke i ujitur arat në pronën e tij dhe derisa po punonte me dy traktorë, dyshohet se njëri nga ta e a shtypur kur viktima është rrëzuar.

Burime të Sinjalit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës tregojnë se viktima është dërguar në spital me shenja jete, por pak minuta më pas ka vdekur.