Rrethrrotullimi i Lakrishtes gati për t’u lëshuar në qarkullim, i mungon vetëm sinjalizimi

Rrethrrotullimi i Lakrishtes është bërë gati për t’u lëshuar në qarkullim pasiqë ka mbetur vetëm vendosja e sinjalizimit atje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Ka mbetur edhe sinjalizimi për t’u vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim.
Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”. Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë.