Tragjike në Kinë, 20 vrapues humbin jetën gjatë një maratone

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku 20 vrapues, kanë humbur jetën nga i ftohti gjatë një maratone prej 100 kilometrash në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, në veri të Kinës.

Sipas mediave të huaja, mes  të vdekurve është edhe sportisti elitar Jing Liang, 31 vjeçar që kishte triumfuar në 3 edicionet e mëparshme të garës prestigjioze në vendin aziatik.

Mediat raportojnë se gara nisi mëngjesin e së shtunës më 172 atletë. Më pas ajo u ndërpre pasi disa prej vrapuesve shfaqën shenja të hipotermisë dhe probleme fizike, si pasojë e uljes së vazhdueshme të temperaturave deri në zero gradë celcius, ndërkohë që sportistët ishin me veshje të lehta.

Por 20 prej tyre nuk i kanë rezistuar dot të ftohtit, ku si pasojë kanë humbur jetën. Ndërkohë 151 sportistët e tjerët janë të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.