Trajneri i Kosovës, Challandes do të operohet

Arkitekti kryesor i suksesit të Kombëtares së Kosovës është trajneri Bernard Challandes.

Zvicerani 67 vjeçar ka bërë që Kosova të jetë në seri të gjatë prej 14 ndeshjeve pa humbje.

Challandes që muajin e ardhshëm feston ditëlindjen e 68-të, ka kontratë valide edhe 9 muaj me Federatën e Futbollit.

Siç njofton Indeksonline, javën e ardhshme  ai do ti nënshtrohet një operimi në gjurin e këmbës.