Trajneri i ri i Serbisë: Nëse Serbia do të luajë me Kosovën, nuk vendos unë!

Trajneri i ri i Serbisë, Ljubisa Tumbakovic ka thënë se nëse do të luajë Serbia me Kosovën në të ardhmen, nuk është ai që do të vendosë, por do të vendoset nga “lartë”

Ljubisa Tumbakovic është prezantuar sot edhe zyrtarisht para mediave si trajner i ri i Serbisë.

Dhe, ndër të tjera trajneri serb është pyetur edhe për një përballje eventuale të Serbisë me Kosovën në të ardhmen.

“Nëse do të jetë e mundshme që Serbia të luajë në të ardhmen kundër Kosovës, këtë do ta thotë dikush i nivelit më të lartë”, ka thënë Tumbakovic.

Ky i fundit refuzoi ta drejtonte Malin e Zi kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020 pasi kishte marrë kërcënime nga serbët.

Më pas, Federata Malazeze e Futbollit kishte vendosur ta shkarkonte atë.

“Kosova është një histori për të cilën është folur një kohë të gjatë.

Ajo që ka ndodhur nuk është sportive, është jeta e jonë reale. Unë e bëra një zgjedhje dhe besoj se ishte e duhura”, ka përfunduar Tumbakovic. (Kosova Sot Online)