Tre persona përdorin gjarprin gjigand si “litar” për t’u hedhur, përballen me kritika të shumta pas pamjeve të publikuara

Tre persona po përballen me reagime të ashrpa në Argjentinë, për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku bëjnë hedhje duke përdorur si litar një gjarpër të madh.

Njëri prej të pranishmëve në video, i mban kokën pitonit, tjetri bishtin dhe të dy e tundin në ajër teka shoku i tyre kapërcente gjarprin e madh.

The Sun shkruan se tre burrat kishin gjetur pitonin në rrugë dhe kishin vendosur ta përdornin në këtë mënyrë. Videoja ku shfaqet “abuzimi” me kafshët, ka ngjallur zemërim në mbarë botën.

“Çfarë idiotësh, nuk duhet ta bëni këtë me një kafshë”.
“I vetmi fund i pranueshëm i kësaj videoje është që gjarpri t’i gëlltisë të gjithë.”
“Ky është abuzim dhe aspak qesharak”
– ishin disa prej komenteve të shumtë kundër pamjeve në videon që mund ta shikoni duke klikuar Këtu.

/Top Channel/

Lini një Përgjigje