Zelensky: Mariupol dhe fabrika e çelikut mbrohen nga Forcat e Armatosura! Askush nuk mund të luftojë si ata

“Mariupol mbrohet nga ushtarë profesionistë, jo vetëm nga batalioni Azov, por edhe nga pjesëtarë të Gardës Kombëtare, roje kufitare dhe parashutistë. Me respektin e duhur për të gjithë vullnetarët që kanë kontribuar që në fillim të luftës, askush nuk mund të luftojë si Forcat e Armatosura”.

Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën greke Ept News.

“Pa marrë se cilët janë vullnetarët, të cilëve u jemi mirënjohës, vetëm ushtarët profesionistë mund të mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal dhe Mariupol siç bëjnë ata”, tha Zelensky.