Tre persona sulmojnë policët e Kosovës

Tre persona dje sulmuan e fyen policët e Kosovës.

Rasti ndodhi rreth orës 14:10 në Keçekollë.

Pas sulmit, ata janë arrestuar nga zyrtarët policorë dhe janë dërguar për intervistim tek prokurori.

Me vendim të këtij të fundit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.