Tre të vdekur dhe 571 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 571 raste të reja.

Ndërsa janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në 186,793 si dhe të vdekur janë 2,940 njerëz.