Tre të vdekur dhe 78 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur nga virusi COVID-19, në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Janë konfirmuar edhe 78 raste të reja, nga 1 mijë e 146 testime.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 114 persona.

Ndryshe, aktualisht të shtruar në spitalet COVID në Shqipëri, janë 46 pacientë.