Tre viktima në 24 orë në Shqipëri

Ditët e fundit ka patur shifra alarmantet të të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 24 orët e fundit u regjistruan 3 viktima.

Situata paraqitet shqetësuese edhe tek Spitali Infektiv, ku vijojnë shtrimet.

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar”– njoftoi Ministria e Shendetesise.

Sipas MSH, “Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 69 të infektuar, ndërsa aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)

Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014

Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)