Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 11 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon në bashkëpunim me Rotary International seminarin ndërkombëtar ‘Problemet e neglizhuara të malaries dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me mushkonjat’. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9.00)

Mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30-12:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancat e mbetura nga datat 30 janar, 28 shkurt, 7, 12 dhe 13 mars. (Kuvendi i Kosovës, ora 10.00) Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ku do të shqyrtohet kërkesa e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10.00)

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, mer pjesë në ceremoninë e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të Grupit të Bankës Botërore, me rastin e lansimit të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë, Projekti ECA Agri-Financa. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, do të lansojnë raportin e ri Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) – Zyra Koordinuese në Prishtinë dhe Komuna e Ferizajit nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit në kuadër të projektit “Stimulimi i Fermerëve me Mekanizëm Bujqësor dhe Përkrahja e Bujqësisë Bashkëkohore”. (Kuvendi Komunal Ferizaj, ora 10.30)

SHL-Kosova së bashku me DKA-së nga Komuna e Rahovecit organizojnë debat për maturantë për Orientim në Karrierë/Studime. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, ora 11:00)

Në kuadër të Javës së Bibliotekës së Kosovës, promovohen librat e autorit Sabri Hamitit “Testamenti” dhe “Kukuta e Sokratit”. (Biblioteka “Pjetër Budi”, Amfiteatri i Madh, ora 11.00)

Nën përkujdesjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), organizohet konferenca “Iniciativa e Dimensionit Social” (IDS) për Ballkanin Perëndimor: “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve të BE-së”.(Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:30)

Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative për ta nderuar jetën dhe veprën e ish-gjyqtarit të parë me stemën e FIFA-s, Shinasi Berisha. (“Sheshit 21”, Prishtinë, ora 12:00) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tubim me qytetarët. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë, ora 18.00