Tregon ish-hetuesi policor në veri: Milan Radojçiq i ka prirë sulmit terrorist dje nga Manastiri i Banjskës

Ish-hetuesi i Policisë Kosovës, Murat Mehmeti, në emisionin Debat Plus dha detaje të padëgjuara sa i përket zhvillimeve të fundit në veri.
Ai tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rdojçiq, ka qenë në krye të sulmit terrorist dje në fshatin Banjskë.

“Milan Radojqiq i ka prirë sulmit terrorist dje nga Manastiri i Banjskës”, tha ai.

Kujtojmë që ky grup terrorist mëngjesin e së dielës vrau policin e Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagosi policin tjetër Alban Rashiti.