Treni del nga binarët në Çerkez të Kumanovës

Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup –Kumanovë (Tabanovcë) dhe në drejtimin e kundërt është ndërprerë për shkak rrëshqitjes së vagonit të trenit ngarkues në kthesën e daljes në stacionin hekurudhor të Kumanovës, që ndodhi në orën 02:00 pas mesnate.

Në aksidentin e trenit ngarkues, që ka lëvizur në relacionin Kumanovë-Shkup, nuk ka të lënduar, mirëpo është shkaktuar dëm material. Sipas konstatimit të komisionit që ndodhet në terren prej në mëngjes, është bërë dëm i madh material në makineritë infrastrukturore, hekurudhën, shtyllat elektrike, sinjalizimin, rrjetin kontaktues dhe në kabllon optike.

Vlera e dëmit të përgjithshëm nga kjo fatkeqësi , sipas komisionit që e zhvillon hetimin për konfirmimin e shkaqeve e aksidentit do të dihet pas përfundimit të hetimit.
Njëkohësisht i përgënjeshtrojmë informatat se komunikacioni hekurudhor në këtë pjesë të hekurudhës do të jetë i ndërprerë 10 ditë.

Ekipet e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë mobilizuar dhe punojnë që t’i tërheqin vagonët nga hekurudha dhe nga momenti i tërheqjes, për 24 orë do ta vendosim në funksion këtë vijë hekurudhore.

maqedoniashqiptare.com