Vuçiq për tensionet në Veri: Do takohem me Kurtin më 18 gusht, por se di për çfarë të flasim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Joseph Borrel për një raund të ri bisedimesh me Kosovën më 18 gusht, por shtoi se nuk e di se për çfarë mund të flasë me kryeministrin Albin Kurti.

“Gjithçka është konsumuar dhe nuk e dini më se çfarë mund të bëni. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, deklaroi Vuçiq në televizionin publik.