Treni del nga shinat, pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar në Bangladesh (Video)

Një tren i pasagjerëve kishte dalë nga shinat në një urë në veri-lindje të Bangladeshit të dielën mbrëma.

Si pasojë, kanë gjetur vdekjen të paktën pesë persona dhe janë lënduar më shumë se 100 të tjerë, shkruajnë mediat e huaja.

Fatkeqësia ndodhi kur gjashtë vagonë të trenit dolën nga shinat në një urë në Baramchal në Moulvibazar, rreth 140 kilometra nga kryeqyteti, Dhaka.

Të gjitha shërbimet e trenave mes Sylhet dhe rretheve të tjera u pezulluan pas aksidentit.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një hetim rreth shkakut të aksidentit.