A ishte ky takimi i fundit LVV-LDK? A mori fund mundësia e marrëveshjes?

Pas tri ditë takimesh, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur të merren vesh për bashkëqeverisje.

Megjithëse në takimin e djeshëm, të dy subjektet shfaqën shenja optimiste, kjo gjë nuk ndodhi.

Albin Kurti është larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës pa bërë asnjë deklaratë për media. Teksa LDK-ja e ka zgjedhur heshtjen ndaj takimit të sotëm.

Asnjë takim i ri nuk është caktuar, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë epilogu i përpjekjes treditore.