Treni përplas makinën me tre familjarë, detajet e para nga aksidenti

Treni i linjes Shkodër-Vorë ka përplasur një automjet. Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi në hekurudhë në fshatin Pllanë.

Sipas të dhënave të para mësohet se në automjet udhëtonin tre persona të një familje.

Për fat nga përplasja nuk ka raportime për persona të lënduar, pasi treni e ka prekur mjetin në pjesen anësore.