Trepça në shërbim të Shqipërisë mëmë, vë në dispozicion dy Çeta të Shpëtimit

Bordi dhe Menaxhmenti i Trepça sh.a. ka mobilizuar dhe ka vënë në dispozicion Çetat e Shpëtimit, atë të Minierës së Stantërgut dhe Minierës së Artanës, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Shqipëri.

Numër i kombinuar i të dy Çetave të Shpëtimit të pajisura me paisje të ndryshme logjistike për kërkim-shpëtim, pritet që sa më parë të niset për në Shqipëri për t’u asistuar autoriteteve të vendit fqinj.

Bordi dhe Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.