Tri lagje në Prishtinë pa ujë, Ujësjellësi në kërkim të shkaktarit

Ujësjellësi Rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se lagja “ Tophane ”, “Mati 1” dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë janë pa ujë.

KRU “Prishtina njofton konsumatorët se për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, në një rrjedhje uji në lagjen” Tophane”, sot nuk keni ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe të I’u rikthehet furnizimi me ujë.

“Derisa, në lagjen “ Mati 1 “ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat , për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit. Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjindet”, thuhet në njoftim.

“Ne jemi në shërbimin tuaj, andaj ekipet janë në teren, që të gjejnë shkaktarin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”