Trifunoviq: Do ta pranoja Kosovën me disa kushte

0
259

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunoviq i ka thënë TV N1 se Kosova është djepi i qytetërimit serb, porse me kushte të caktuara do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

“E pse të mos e pranojmë Kosovën? Nëse të gjitha këto do të normalizoheshin, nëse Qeveria e Kosovës do të na garantonte se të gjitha kishat e manastiret dhe objektet e trashëgimisë do të mbroheshin, se do t’i mbronte 130 mijë serbët që jetojnë atje. E as që na pyet kush nëse Kosova është shtet i pavarur, për të gjithë ata ajo është e pavarur, për të gjitha fuqitë e jashtme, fuqitë perëndimore ajo është e pavarur,,, Ndërsa nuk jam i sigurt se Putini në një votim në OKB nuk do të abstenojë për shkak të Krimesë. Para 150 vjetësh, vlladika (i Malit të Zi) Njegosh shkruante – cezari rus për popullin e vet mendon, ndërsa për timin atëherë kur ka nevojë për të. Prandaj unë nuk do të bëja aq turr pas asaj Rusie që do të na mbronte. Fundja pse të mos e pranojmë, nëse ata do të përgjigjeshin për të gjitha kishat tona dhe do të mbronin njerëzit tanë” i ka thënë Trifunoviq TV N1, përcjell Koha.net.

Ai ka përmendur se ambasadorët e Gjermanisë e të Amerikës i kanë thënë se askush nuk ka kërkuar nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por, thotë Trifunoviq, që sipas modelit të dy Gjermanive të mos pengohet anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.