Trump iu thotë kongresisteve me ngjyrë të largohen nga SHBA-të

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, është akuzuar për racizëm pas një postimi në Twitter ku ka sulmuar gratë kongresiste demokrate.

Ai pretendoi se këto gra “kanë ardhur fillimisht nga shtetet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale”, dhe ka sugjeruar që ato të “kthehen nga kanë ardhur”.

Ai më pas tha se kryetarja Nancy Pelosi “do të ishte shumë e lumtur t’ju aranzhonte udhëtimet shpejtë e pa pagesë”.

Kjo vjen një javë pasi Pelosi u përlesh me katër gra të majta, me ngjyrë, nga radhët e demokratëve.

Nga të katër gratë kongresiste, tre – Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley – kanë lindur dhe janë rritur në SHBA, ndërsa Ilhan Omar, u zhvendos në SHBA si fëmijë.