Trump: Japonia do të blejë 105 avionë luftarakë F-35

Japonia do të blejë një kontingjent shtesë prej 105 avionësh luftarakë amerikanë F-35, njoftoi sot presidenti amerikan, Donald Trump pas një samiti me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

‘‘SHBA-ja mbështet përpjekjet e Japonisë për përmirësimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes, dhe në muajt e fundit ne i kemi dërguar një sasi të madhe me pajisje shtesë’’, deklaroi Trump gjatë një konference shtypi pasi konfirmoi synimin e Japonisë për të blerë 105 F-35 të rinj.

Japonia e cila njoftoi në fund të vitit 2011 blerjen e 42 F-35, me këtë porosi të re renditet klienti i parë ndërkombëtar për këtë avion luftarak të gjeneratës së pestë./atsh