Publikohet raporti i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.540 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

Në total numri i rasteve aktive është 1.567.