Trump ngre padi për zgjedhjet në Arizona

Uashington, 8 nëntor 2020 – Ekipi i presidentit Donald Trump tha të shtunën se ka ngritur padi në Arizona, me pretendimet se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor, Marikopa, skualifikoi në mënyrë të paligjshme një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Lartë shtetërore të Qarkut Marikopa thuhet se punonjësit e zgjedhjeve u kishin thënë disa votuesve të shtypnin një buton, pasi një makinë kishte zbuluar një votë të tepërt.

Paditësit thonë se ditën e zgjedhjeve janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës së Trumpit me Bidenin, i cili u shpall fitues të shtunën nga rrjetet e mëdha televizive.

Biden kryeson në shtetin Arizona me 0.65% apo me pak më shumë se 21.000 vota, njofton Zëri i Amerikës.