Trump: Një luftë me SHBA do të ishte fundi zyrtar i Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në rrjetin social Twitter një paralajmërim për Iranin, sipas të cilit një luftë me SHBA do të ishte fundi zyrtar i vendit.

Kjo, pas rritjes së konflikteve midis Uashingtonit dhe Teheranit.

“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Kurrë mos kërcënoni më Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” shkroi Trump.

Nga Trump vjen kjo përgjigje ndaj komenteve të Gardës Revolucionare Iraniane se nuk ka frikë nga lufta.

”Trupat amerikane janë të lehta për t’u mposhtur”, kishte theksuar komandanti i organizatës paraushtarake, Hossein Salami në një deklaratë.