Trump: Numri i viktimave nga Covid-19 në Kinë jo i saktë, është më i lartë se në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump akuzon Kinën se po fsheh numrin real të viktimave nga Covid-19 në Kinë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump thotë se numri i të vdekurve në Kinë është më i lartë se në SHBA.

”Kina sapo ka njoftuar një dyfishim në numrin e vdekjeve të tyre nga armiku i padukshëm.

Është shumë më e lartë se kaq dhe shumë më e lartë se SH.B.A., madje as nuk i afrohet!”

Deklarata e Trumpit erdhi pasi Kina dje rishikoi numrin e vdekjeve në Wuhan, ku u shfaqën rastet e para, duke shtuar 50 për qind më shumë viktima në numrin e raportuar fillestar nga zyrtarët. Në qytet u shtuan 1.290 vdekje në numrin zyrtar, duke e çuar shfirën e përgjithshme në Wuhan në 3.869 dhe në gjithë Kinën në 4.632.

Ndërkaq, në SHBA deri më tani janë konfirmuar 37 mijë viktima nga Covid-19.