Trupa të KFOR-it do të lëvizin në pjesë të ndryshme të Kosovës

KFOR ka njoftuar se po vazhdon stërvitjet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave.

Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.