809 viktima nga koronavirusi dhe mbi 10 mijë raste aktive në Kosovë

Shifrat e koronavirusit në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta.

Vetëm dje vdiqën 11 persona si pasojë e koronavirusit, duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i viktimave të shkoj në 809.

Kurse dje u shënuan 765 raste të reja, duke treguar se gjendja në Kosovë është alarmante.

Për momentin, 10 mijë e 752 raste janë aktive në Kosovë.