Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Osmani i telefonon Daçiqit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë me dije ka kontaktuar homologun serb, Ivica Daçiq, në lidhje me dërgimin e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Osmani ka thënë se e ka mirëpritur deklaratën për tërheqje të trupave si hap të parë për shtensionimin e situatës.

Gjithashtu, Osmani ka potencuar se e ka mirëpritur edhe vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë në Kosovë.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. E kontaktova këtë mëngjes ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq. E mirëprita deklarata për tërheqjen si hapin e parë drejt de-përshkallëzimit. E mirëprita vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë. OSBE-ja është e gatshme për të ndihmuar për të ulur tensionet dhe për t’u rikthyer në tryezë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.