Truprojat e Kurtit e largojnë dhunshëm aktivisten e PSD-së pasi ia ndërpreu Kurtit fjalimit me fjalët e veta: “Zajednica nuk kalon”

Donjeta Demolli, aktiviste e PSD-së është tërhequr zvarrë nga truprojat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ia lëshoi me zmadhues një fjalim Kurtit ku ky i fundit thoshte “Zajednica nuk kalon”; teksa mbante edhe një parullë të shkruar “p’e don pushton, p’e bën Zajednicën”.

Videon nga vendi i ngjarjes e ka ndarë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.