Çmendet Nexhmedin Spahiu: Përdorimi i flamurit kombëtar – tradhëti kombëtare!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fundvitit ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar përmes të cilës ka uruar shqiptarët.

E në këtë video, prapa shpinës së presidentit Thaçi shiheshin dy flamuj. Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës dhe ai kombëtar.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer analistit Nexhmedin Spahiu. Ai thotë se vendosja e një flamurit të një shteti tjetër në presidencë pa protokoll përbën akt tradhëtie kombëtare.

Sipas tij flamuri kuq e zi mund të vendoset në institucionin e presidencës vetëm në rast të ndonjë vizite zyrtare të presidentit të Shipërisë.

“Flamuri i Shqipërisë guxon të jetë në Presidencën e Kosovës vetëm kur aty e pret Presidentin e Shqipërisë. Çdo përdorim joprotokollar i flamujve në institucionin më të lartë të shtetit është joseriozitet kulmor, përbuzje dhe abuzim kulmor me shtetin e Kosovës, shkelje e betimit si President dhe tradhëti kombëtare”, ka shkruar Spahiu.