Trusti sqaron pse aplikuesve po ju shfaqet mesazhi “Gabim i papritur”

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka sqaruar mesazhin “Gabim i papritur” që po ju shfaqet atyre që po aplikojnë për të tërhequr 10% të kursimeve të tyre pensioneve.

Trusti thotë se ka ky gabim po ndodh si rezultat i asaj që llogaritë e tyre bankare nuk po arrijnë të konfirmohen për arsye të panjohura deri tash.

Në njoftim premtohet se ky problem do të zgjidhet dhe është duke u punuar në këtë drejtim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Trustit:

SQARIM PËR MESAZHIN “GABIM I PAPRITUR”

Të nderuar kontribuues,

ka me dhjetëra kontribuues që po ankohen se gjatë aplikimit po iu shfaqet mesazhi “gabim i papritur” dhe procesi i aplikimit po iu ndërprehet.

Kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë.

Ju lusim për mirëkuptim meqë as ky problem teknik nuk ka qenë e mundur të parashikohej por besojmë se do ta kalojmë ditëve në vijim.