Trusti vërshohet nga qytetarët: Ende s’lejohet tërheqja e 10% të kursimeve

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë këtyre ditëve tregoi se Qeveria janë në bisedime me Trustin Pensional, që qytetarëve t’u lejohet të tërheqin 10% të kursimeve për ta kaluar më shpejt krizën e pandemisë.

E për këtë kanë dhënë deklarata edhe vetë institucioni. Ata përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, njoftuan se nuk ka ndonjë vendim përfundimtar rreth çështjes.

“Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Trusti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin vizitat për këtë çështje, pasi kështu po vështirësohet shërbimi i kontribuesve, për shkak të kufizimeve nga pandemia e COVID1-19.

Ky është njoftimi i plotë nga Trusti:

‘ÇËSHTJA E 10%-SHIT

Të nderuar kontribuues, këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’ju lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti.

Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim.

Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19.’