Turistja rrëzohet nga Veliera e Durrësit

0
287

Një turiste ka rënë nga Veliera në qendër të qytetit të Durrësit.

Ngjarja ndodhi para pak minutash, raporton noa.al.

Në vendngjarje mësohet se rrëzimi i turistes nga Polonia, ndodhi nga lartësia prej afro 10 metrash.

Ngjarja u ndoq me ankth nga kalimtarë të shumtë.

Policia tha se kemi të bëjmë me rënie aksidentale të polakes me inicialet S.M., 23 vjeçe.

Turistja e plagosur është dërguar në urgjencën spitalore të Durrësit pasi ka pësuar thyerje të këmbës.