Turqi: Aksidentohet autobusi me punëtorë, pesë të vdekur dhe 13 të lënduar

Të paktën pesë të vdekur dhe 13 të lënduar është bilanci i një aksidenti në të cilin u përfshi një autobus i cili po transportonte punëtorë në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Përplasja e autoburit bëri që ai të rrokulliset në autostradën Birecik-Suruç.

Punëtorët po udhëtonin për në provincën Şanlıurfa për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve të njohur gjithashtu si festa e 1 Majit.

“Fatkeqësisht, pesë persona humbën jetën në aksidentin në fjalë, ndërsa 13 të tjerë po trajtohen në spital”, tha guvernatori provincial Abdullah Erin.