Turqi: Zëvendësministri humb jetën në aksident

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë humbi jetën në një aksident rrugor në provincën Van transmetoi televizioni publik TRT Haber.

Ahmet Haluk Dursun ishte në krahinën e Musit për të marrë pjesë në një aktivitet për përvjetorin e betejës së Manzikert mes selxhukëve dhe Perandorisë Bizantine.

Ai më pas vizitoi një sit historik në provincën Bitlis.

Pasi u largua nga Bitlisi, automjeti ku po udhëtonte ka dalë nga rruga në një zonë afër Vanit. ishte Tre persona të tjerë u plagosën.

TRT nuk specifikoi shkaqet e aksidentit.

Dursun ishte 62 vjeç dhe u emërua Zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit në korrik 2018.