Twitter ia bllokon llogarinë Trumpit

Twitter sapo ka njoftuar se llogaria e presidentit Donald Trump do të bllokohet për 12 orët e ardhshme për shkak të postimeve të tij në lidhje me zgjedhjet të mërkurën.

“Si rezultat i situatës së dhunshme të precedentë dhe të vazhdueshme në Washington, DC, ne kemi kërkuar heqjen e tri poshtmeve të @realDonaldTrump që u postuan më herët sot për shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë për integritetit qytetar”, tha platforma sociale.

Nëse Trump nuk heq tre cicërimet në shkelje, llogaria do të mbetet e mbyllur.

Twitter paralajmëroi gjithashtu se shkeljet e ardhshme “do të rezultojnë në pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”.